ASICS Gel-Kayano 14
Cream/Pure Silver
160,00 €
Në dispozicion online dhe në:
Përshkrimi
ASICS Gel-Kayano 14 kthehet në Cream/Pure Silver: profil i njohur, detaje të pastra dhe një pamje që nuk vjetrohet. Materialet e faqes janë të buta që në ditën e parë, ndërsa shoja prej gome kap mirë në asfalt dhe në kalldrëm.
Kombinoje me një duks të gjerë dhe pantallona cargo për një look të plotë streetwear. Merr madhësinë tënde të zakonshme; nëse je mes dy numrave, zgjidh më të madhin.
Detajet
- Faqe prej materialesh të përziera
- Shtresë e brendshme e butë
- Shojë gome e qëndrueshme
- Ngjyra: Cream/Pure Silver
- Kodi i artikullit: AS-GK14-CRM
Dërgesa & kthimet
Dërgojmë në të gjithë Kosovën brenda 1–2 ditëve pune për €2,50 — falas për porosi mbi €50. Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut: 2–4 ditë, €5,00.
Paguan me para në dorë kur korrieri ta sjellë porosinë — ai të telefonon para se të vijë. Mund ta marrësh edhe vetë në një nga dyqanet tona.
Nuk të rri? Ke 14 ditë për ta kthyer ose ndërruar madhësinë — i papërdorur, në kutinë origjinale. Ndërrimi në dyqan është falas.











